Benzema në super formë, barazon rekordin e legjendës Raul

Karim Benzema ishte lojtari më i dalluar në fitoren e Real Madrid me rezultat 3-0 ndaj Cadizit, duke shënuar dy gola.

Me këto dy gola, Benzema tanimë ka shkruar histori me klubin e Real Madridit, pasi ka barazuar rekordin historik të vendosur nga legjenda e klubit, Raul Gonzalez.

Raul ishte lojtari i vetëm për ‘Galaktikët’ që kishte shënuar ndaj 35 kundërshtarëve të ndryshëm në La Liga dhe tani ndanë këtë rekord bashkë me Benzeman.

Një gjë të tillë nuk e kishte realizuar as edhe legjenda tjetër e klubit, Cristiano Ronaldo, i cili është golashënuesi më i mirë në histori të klubit madrilien.

Francezi ka shënuar 21 gola në La Liga këtë sezon dhe është në garë së bashku me Lionel Messin (23) për trofeun e ‘Pichichit’.

Shtuar 22.04.2021 11:04