“82 vite më parë Skrapari u çlirua i pari nga pushtuesit fashistë.” Kështu shkruan kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta lidhur me çlirimin e Skraparit.
Ai shton se Skrapari mbeti tokë e papushtuar deri në fund të Çlirimit edhe pse atje u zhvilluan disa nga betejat më të ashpra me nazistët, si Beteja e Tendës të Qypit, Beteja e Qafë Gjarpërit, Beteja e Qafë Shkozës dhe shumë të tjera.
Meta: Në Skrapar u krijua Brigada e 7-të Sulmuese një nga më të suksesshmet dhe Brigada e 16-të Sulmuese. Mbi 400 Dëshmorë dhe Heronj të Skraparit dhanë jetën për Çlirimin e Tiranës dhe Shqipërisë.
Nderojmë sot Mestan Ujanikun, Zylyftar Veleshnjën, Kahreman Yllin, Neshat Hysin, Dilaver Radeshin, Njazi Çepani, Skënder Malindi dhe shumë komandantë dhe drejtues të tjerë të Luftës për Çlirim e Liri dhe shprehim dhembje që disa prej tyre u persekutuan pabesisht për shkak të bindjeve të tyre patriotike. Lavdi Dëshmorëve dhe Heronjve të Skraparit!