Mesazhi i Metës një ditë para Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë: Pranvera nuk ndalet

Me anë të një postimi në llogarinë e tij social “Facebook”, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,  njofton se ditën e nesërme  27 Prill, do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë.

Konventa do të mblidhet në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00.

“Pranvera nuk ndalet! Nesër në ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve mbledhim Konventën historike Kombëtare për 5 prioritetet për 4 milion shqiptarë plus! “, shkruan Meta krahas nje pikture që ka publikuar në Facebook.

Nesër në Konventë do të caktohet statuti i i ri i partisë.

Gjithashtu, do të zhvillohen zgjedhet për presdidentin e partisë. Në garën për President të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk do të jetë i vetëm. Faik Basha do të jetë rivali i tij.

Bashkë me presidentin e PL, të shtunën do të zgjidhet edhe zv presidentja mes dy emrave: Erisa Xhixhos së propozuar nga Meta dhe Myrvete Asqerit.


Shtuar 26.04.2024 10:23