Mesazh për luftën me fishekzjarre në sfond, ministrja gjermane jep dorëheqjen pas kritikave

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht, deputete e Partisë Socialdemokrate (SPD), i ka dorëzuar sot dorëheqjen kancelarit Olaf Scholz, sipas njoftimit të saj, pas kritikave të forta që ka marrë së fundmi për një sërë gabimesh që ka bërë.

Lëvizja vjen pasi mediat gjermane raportuan të premten se shefja e mbrojtjes synonte të jepte dorëheqjen pas një mesazhi shumë të kritikuar natën e Vitit të Ri që ajo postoi në mediat sociale.

Në mesazhin e saj, Lambrecht kishte përmendur luftën në Ukrainë me zhurmën e fishekzjarreve në sfond.

Anëtarët e Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) të opozitës e kritikuan mesazhin dhe i kërkuan asaj të jepte dorëheqjen.

Lambrecht është nga Partia Social Demokrate (SPD) e qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz.

Pas polemikave, Scholz kishte thënë se kishte ende besim te Lambrecht. /albeu.com