“Hipokrit, i pëlqejnë lajkat”, stilisti shqiptar i nxjerr “të palarat” Ilir Shaqirit nga “Dancing with the Stars”

Stilisti i njohur shqiptar, Niko Komani ishte i ftuar në emisionin “Live from Tirana” në “Top Albania Radio” ku ka komentuar ngjarjet e ndodhura në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”.

Niko u shpreh se do donte që fituese të ishte Beniada sepse sipas tij është nga personazhet më ‘cool’ që po rezistojnë aty. Ndërkohë, stilisti nuk i ka fshehur rezervat për Ilirin për të cilin tha se edhe te “Dancing with the stars” nuk ka qenë i shoqërueshëm dhe nëse e kundërshtoje hakmerrej.

“Iliri nuk ka qenë fare social tek “Dancing with the Stars”, nuk na fliste. Nëse ti i përgjigjeshe ironisë së tij, Iliri të eliminonte. Ka plot lojtarë që kanë marrë pjesë aty që kanë ankesa edhe sot e kësaj dite. Diçka t’i thuash kundrra ai të merr inat dhe nuk është normale për një artist si ai. Është hipokrit. Habitem me gjërat apsurde që thotë dhe askush nuk reagon. Unë do të reagoja sepse i di, ai nuk mbështetur njeri dhe i pëlqejnë lajkat. Ka qenë te ‘Amici’ dhe ka patur një karrierë të mirë në Itali. Gjykonte të tjerët që vinin nga ‘reality show’ kur ai ka qenë vet aty. Ai gjithçka që bën kur do t’i hedhi dikujt baltë përmend pjesën që ka qenë në Itali.”

Ai u ndal edhe te Sarah dhe Beatrix. Për këtë të fundit, Niko u shpreh se të tjera gjëra i tha para se të hynte dhe të tjera bëri.

“Unë e ndiqja, nga hyrja e Triksës dhe Sarës e ndoqa më shumë. Tani perveç se e ndjek shoh edhe episodet e prime-eve të vjetra. Mua Sara më është dukur pak e frikësuar dhe nuk e kuptoja pse e sulmonin apo nominonin. Sara nisi të jetë Sara që kur hyri Dj Pm. Triksa edhe pse para se të futej aty kemi folur deri në 3 të mgjesit, të tjera gjëra më premtoi të tjera bëri. Duke e njohur e prisja që do ishte ajo Triks, e çiltër, nuk luajti. Unë e dija që nuk do bënte gjë sepse është emocionale, ndjek zemrën dhe kjo e penalizoi në lojë jo në imazh. Sa i përket raportit me Donaldin, i shoh shumë nice, mezi pres t’i shoh jashtë të dy së bashku.”

Lidhur me paragjykimet dhe sulmet në rrjetet sociale për çiftin Donald-Beatrix, stilisti u shpreh se janë skandaloze dhe ka kaluar në bullizëm. Mes të tjerash, zbuloi se ka komunikuar me Beatrix pas daljes duke treguar se është mirë por ka nevojë për kohën e saj.

“Skandaloze, Donaldi dhe Triksa nuk vranë njeri, ata të dy ishin single. Ne jemi të tepërt, opinioni ynë është i tepërt. Shqiptari do të ndërhyjë kudo. Mendoj që e egzagjeruan dhe kaloi në bullizëm online, u agravua situata.”

Shtuar 25.01.2022 09:51