Mes krizës, Parlamenti i Sri Lankës voton sot presidentin e ri

Deputetët e Sri Lankës do të votojnë për një president të ri pasi ish-lideri i tyre u arratis nga vendi mes protestave për krizën ekonomike.

Kryeministri Ranil Wickremesinghe, aktualisht udhëheqës i përkohshëm, është nominuar për këtë rol nga partia në pushtet dhe shihet si kryesuesi.

Por protestuesit duan që edhe ai të largohet pasi presidenti Gotabaya Rajapaksa dha dorëheqjen.

Kryeministri përballet me një sfidë serioze nga Dullas Alahapperuma, një deputet disident i partisë në pushtet, i mbështetur nga opozita kryesore.

Kushdo që zgjidhet nga parlamenti do të ketë një mandat për të shërbyer pjesën tjetër të mandatit të zotit Rajapaksa, i cili përfundon në nëntor 2024.

Sri Lanka ka “falimentuar” dhe përballet me mungesa akute të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve të tjera bazë.

Vendit i duhet një qeveri e qëndrueshme për të vazhduar negociatat e ngecura me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një paketë shpëtimi./albeu.com