“Mes gruas dhe dashnores”, nënkomisarja Anisa Kostani godet sërish: Ti je lindur për të qenë dëshira e një burri
Efektivja e policisë Anisa Kostani duket se e ka marrë veten nga aksidenti që pësoi disa muaj më parë dhe tashmë ka filluar leximin.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram foton e tre librave dhe pyet cilin prej tyre të lexojë të parin.
Ajo që bie në sy është fakti se librat kanë tituj mjaft provokues dhe nuk dihet se çfarë mesazhi ka nënkomisarja.
Kujtojmë qëKostani u përfshi në një aksident në Tiranë gjatë muajit janar, kur ishte pasagjere në një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga Ravier Durra. Ky i fundit e drejtonte mjetin pa patentë dhe u përplas me një tjetër automjet tip “BMW” që drejtohej nga Kristofor Duka. Nga goditja, mjeti u përplas dhe me trafikndarësen.
Durra u ndalua nga policia, ndërsa shkak për aksidentin dyshohet se është bërë mosrespektimi i distancës së sigurisë nga mjeti ku ishte efektivja Kostani.