Gjykata ka lënë në burg 6 puonëjsit policisë së Portit të Durrësit të cilët u arrestuan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi kanë marrë ryshfet nga dhjetëra udhëtarë që kishin probleme me qëndrimin në hapësirën Shengen për tejkalim të afateve.
Në përfundim gjykata ka vlerësuar të vlefshme masën e arrestit me burg për 6 inspektorët, Kalosh Sula 57 vjeç, Luan Çelaj 32 vjeç, Marsel Farruku 30 vjeç, Naim Kadrimi, 60 vjeç; Isamedin Vranesi 28 vjeç dhe Eduart Matmuja 48 vjeç.
Dy ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës caktoi masën e sigurimit “Arrest me burg” për gjashtë efektivë të Portit të Durrësit.
Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e mësipërm të policisë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro./albeu.com/