Merrnin para për të mos arrestuar qytetarët, përfundojnë nën hetim dy oficerët e “Shqiponjave”

Dy oficerë të forcave “Shqiponja” dhe disa efektivë të komisariateve në Tiranë, kanë përfunduar në “sitën” e Agjencisë së Mbykëqyrjes Policiore.

Sipas informacioneve dy efektivët akuzohen për mitmarrje, pasi ata merrnin para nga qytetarët për të mos i arrestuar.

Ndëkrohë AMP ka ndërmarrë aksion në disa prej komisariateve në Tiranë, duke vënë nën hetim disa efektivë.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një aksion mbrëmjen e djeshme për të goditur raste të mitdhënies në Policinë e Shtetit. Burime nga AMP bëjnë të ditur se nën hetim kanë qenë disa efektivë (të paktën 2 prej tyre), të Forcave Shqiponja në Tiranë. Dyshohet se këta efektivë merrnin shuma monetare nga qytetarë që ndalonim për favore ( për t’mos i kapur apo arrestuar ) . Po ashtu aksioni ka qenë edhe në disa komisariate të Tiranës, ku janë vënë në sitë efektivë te rendit publik.

 


Shtuar 29.05.2023 11:14