MERRET VENDMI/ Komuniteti LGBT+ përfiton më lehtë kredi për shtëpi në Tiranë

Bashkia Tiranë ka publikuar formulën e pikëzimit për programin e strehimit social “Subvencionimin e interesave të kredisë”. Sipas asaj që shihet edhe nga dokumenti, janë një sërë kriteresh, që të shtojnë pikë për tu klasifikuar si një person apo çift që përfiton kredi të butë.

Ajo që vihet re nga të gjitha kriteret është se është vendosur që t’i shtohen dy pikë personave që deklarojnë se janë pjesë e komunitetit LGBT+. Sipas vendimit nëse një çift heteroseksual garon me një çift të komunitetit LGBT+ për kredi të butë në bashkinë e Tiranës, është i humbur vetëm nga kriteri i pikës ‘X’ te “Kushtet Sociale”.


Shtuar 11.10.2024 18:33