Merret parasysh kërkesa e ish-presidentit, shtyhet ankandi për shitjen e Vllaznisë

Komisioni Publik i Tenderimit, ka vendosur të marrë parasysh ankesën e ish-presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj në lidhje me kriteret e ankandit. Fushaj i cilësoi kriteret si diskriminuese apo të njëanshme, ndërsa tashmë ka marrë edhe të drejtë, duke bërë kështu të mundur shtyrjen e ankandit për shitjen e klubit Vllaznia.

Ndërkohë, Komisioni i Ankandit Publik ka bllokuar procedurat, ndërsa nuk ka ende asnjë datë për të vazhduar sërish nga e para të gjithë hapat e nevojshme dhe për të zgjidhur më pas përfundimisht privatizimin e klubit shkodran. l/


Shtuar 15.03.2021 12:50