Me baladë siç di vetëm ai, rikthehet Alban Skënderaj (VIDEO)

Që Alban Skënderaj është një nga të paktët artistë me “A” të madhe në vendin tonë, kjo është pak por e sigurtë. Përgjatë gjithë këtyre viteve ai na ka falur art të pastër e muzikë shpirti, duke rrëmbyer kështu zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Mirëpo, gjatë 2020 ai nuk ishte shumë aktiv me projekte muzikore, sikundër jemi mësuar ne me të. E padyshim mungesa e Albanit është ndjerë më shumë se mungesa e kujtdo.

Megjithatë, këtë vit artisti u rikthye fuqishëm dhe vetëm pak orë më parë ka lançuar këngën e tij më të re.

“Kush ta ndien ty aromën” titullohet projekti i tij i ri dhe të themi të drejtën, na kishin munguar kaq shumë këto balada.

Më herët, teksa ishte e ftuar në “E diell”, partnerja e tij Miriam Cani rrëfeu për Albanin:

“Albani është realisht shumë i përfshirë, është baba i jashtëzakonshëm, duke menduar profesionin që ka. Albani është një artist i jashtëzakonshëm dhe prapë i dedikohet shumë familjes. Mundohet të gjejë atë hapsirën e vetë që e ruan në mënyrë fanatike, pjesën artistike për të krijuar, sepse normalisht artisti duhet të ketë ambientin e duhur për të krijuar, duhet të frymëzohet për të krijuar vepra që të kenë peshë. Dhe normalisht kur bëhesh me fëmijë gjithçka bëhet më e zhurmshme dhe të merr shumë kohë, por prapë ja del në mënyrën më perfekte. Edhe pse nuk ja them vetë këtë gjë, po ja them këtu para të gjithëve që është një baba i jashtëzakonshëm dhe një partner që i jam shumë mirënjohës që e kam në jetën time se e menaxhon në mënyrë perfekte karrierën dhe familjen. Fëmijët janë realisht me fat që e kanë”, tha Cani.

Shtuar 15.03.2021 12:03