“Merrej me paketimin”, dënohet për trafik droge 70-vjeçari shqiptar në Gjermani

Një shqiptar 70 vjeç është dënuar në Gjermani me 2 vjet e 4 muaj burg, pasi akuzohet për trafik droge.

Me të moshuarin shqiptar është dënuar edhe një 30-vjeçar nga Armenia me 3 vjet e 4 muaj burg.

Sipas mediave gjermane dy të dënuarit bashkëpunonin për tregtimin e drogës.

Ata u arrestuan në fund të gushtit të vitit të kaluar, ku polici u gjeti në banesën e tyre 1 kg kokainë.

Të pandehurit i kanë mohuar akuzat gjatë seancës. Avokati i të moshuarit është shprehur se “Ai është i varfër, merrej vetëm me paketimin e drogës, por nuk kishte asnjë pjesë në shitje apo fitim. Madje paratë e gjetura janë shuma të vogla, dhe kjo është një provë”.

 


Shtuar 17.06.2023 09:47