Merr fund makthi, Gjykata vendos për Johnny Depp dhe Amber Heard: Kush fitoi!

Johnny Depp ka fituar gjyqin kundër ish gruas së tij, Amber Heard.

Vendimi për të erdhi pas tri ditësh diskutim, ku juria vendosi në favor të aktorit duke i dhënë 15 milionë dollarë dëmshpërblim.

Kujtojmë se Depp paditi ish partneren për shpifje pasi akuzohej se kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Heard u shpërblye me 2 milionë dollarë në kundërpadinë e saj kundër Depp. Depp nuk ishte i pranishëm pasi ishte në Britaninë e Madhe në turne me legjendën e kitarës Jeff Beck. Amber Heard tha në një deklaratë pas vendimit: “Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve.

FOTO: Johnny Depp mban një qëndrim gjatë gjyqit të tij për shpifje në Gjykatën e Qarkut Fairfax në Fairfax, Va., 20 Prill 2022. | Amber Heard mbërrin në gjyqin për shpifje kundër saj në Fairfax, Va., 19 maj 2022.

Një mal provash nuk ishin të mjaftueshme për t’i bërë ballë fuqisë, ndikimit të ish-bashkëshortit tim. Jam shumë e zhgënjyer. Është një kthim pas. Unë besoj se avokatët e Johnny-t ia dolën mbanë që juria të anashkalonte çështjen kyçe të lirisë së fjalës dhe të injoronte provat që ishin aq bindëse sa fituam në MB.

Më vjen keq që e humba këtë çështje. Por jam më e trishtuar sepse kam humbur të drejtën që mendoja se kisha si një amerikane – të flas lirshëm dhe hapur”, tha aktorja. Kujtojmë që Depp e paditi Heard-in për 50 milionë dollarë për një artikull të botuar në The Ëashington Post në dhjetor 2018, në të cilin ajo e quajti veten “një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.