Janë zbuluar identitetet e grabitësve në Greqi, të cilët dyshohen se janë autorët e vjedhjes së dyqaneve, bizhuterive dhe makinave.
Kjo bandë hajdutësh, u godit më 7 qershor në Atika të Greqisë, ndërsa së fundmi janë publikuar fotot dhe emrat e të arrestuarve ku mes tyre ka edhe shqiptarë.
Janë arrestuar: Bisi Ibro, lindur më 1995 në Shqipëri, Andrea Ademi, lindur më 2000 në Shqipëri, Besim Martini, lindur më 2002 në Shqipëri dhe Raheem Abdul, lindur më 1996 në Pakistan.
Gjithashtu u shpall në kërkim Sefket Oglu, lindur më 1985 në Kilkis.
Policia kësaj bande ka mundur ti sekuestrojë sende me vlera të larta monetare që dyshohet se janë vjedhur më parë