Është përfshirë nga flakët nënstacioni elektrik në zonën e Patosit të vjetër.
Sipas burimeve, aktualisht një pjesë e mirë e të gjithë zonës është pa energji elektrike.
Pa energji elektrike kanë mbetur gjithashtu zona si Margëllici, Ruzhdija, Siqeca e Drenija.
Fatmirësisht zjarri është shuajtur pas shumë vështirësive që hasën forcat zjarrëfikëse, pasi herë pas here aty qarkullonte rrymë elektrike./albeu.com/