Një makinë ka marrë flakë në ecje, në aksin rrugor Himarë-Sarandë. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Më datë 14.06.2021, rreth orës 13:15, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një mjet i markës “Nissan”, me drejtuese shtetasen A.D., në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./albeu.com