“Merkel, e jashtëzakonshme”, Rama për Scholz: M’u duk sikur takova kancelaren në versionin burrë, derisa më përmendi negociatat me BE

Kryeminisri Edi Rama, në një intervistë emisionin radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Steëart ka folur për marrëdhëniet me Angela Merkel dhe me kancelarin aktual të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Pyetje: Ju keni një marëdhënie shumë të mirë me Angela Merkel. A ka vazhduar me Scholtz, vazhdoni ta ndieni mbështetjen e gjermanëve?

Edi Rama: Do të them një gjë, nuk është shaka, është e vërtetë. Kur takova Scholtz në zyrën e Angelas, për ca minuta po ndihesha shumë çuditshëm sepse po mendoja ishte ajo që prezantonte veten e saj si burrë para meje. I njëjti qëndrim, e njëjta mënyrë e mbajtjes së duarve, e njëjta pamje, i  njëjti reagim, i njëjti ton zëri. E kuptova që nuk ishte ajo, por ai, në momentin kur tha jam i angazhuar që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të futen në BE gjatë mandatit tim, ajo nuk do e thoshte kurrë këtë.

Pyetje: Por, ajo po e bënte apo jo?

Edi Rama: Jo por kërkon kohë, shumë kohë dhe unë thashë edhe sa mandate duhet të fitosh ta realizosh një gjë të tillë. Mendoj se është tërësisht e padrejtë ta kritikosh nisur nga krahasimi me Angela Merkelin, kur ajo u largua nga detyra dhe besoj që nëse njerëzit përpiqen të rikujtojnë Angelan në muajt e saj të parë në detyrë, jam i sigurt që ajo dhe Scholzi do të jenë sërish të njëjtit. Ajo nuk ishte Angela që njohim sot. Ajo ishte shumë më e brishtë, shumë më e pasigurt. Kështu që mendoj se ai i ka të gjithë kapacitetet të jetë në lartësinë e Angelas në të ardhmen.

Pyetje: Mund të më flisni rreth Angela Merkelit në kulmin e saj. Meqë ju e admironi, çfarë mendoni se e bënte, ose mendoni se ajo është politikania më e madhe e Europës në këtë dekadë?

Edi Rama: Ndoshta kjo dekadë ka qenë më e lehta për të qenë më e mira në Evopë, pasi konkurrenca nuk ka qenë edhe aq e madhe. Po, mendoj se ajo i shpëtoi nderin Evropës dhe nderin e qytetërimit tonë në momentin kur ajo qëndroi shumë fort përballë valës së madhe të refugjatëve në vitin 2015. Kjo ishte diçka fantastike. Përkundër të gjithë sondazheve, përkundër gjithë opioninit publik, përkundër gjithë frikës dhe së panjohurës, ajo qëndroi fort dhe ky ishte padyshim një moment i jashtëzakonshëm, kur njeriu e ndjehet vërtet i privilegjuar që e ka njohur kancelaren. Pastaj mendoj që, po, ajo ishte e jashtëzakonshme në kuptimin që ajo nuk shprehu kurrë ide utopike. Ajo gjithmonë ishte e përgatitur, u qëndroi gjithmonë fakteve dhe u përpoq gjithmonë të ishte e vërtetë. Mendoj që Angela Merkel ishte dikush që nuk mund t’i lësh mbresa.

Pyetje: Ishte e pamundur t’i bëje përshtypje.

Edi Rama: Po, e pamundur. Ajo ishte dikush që nuk e ndjente nevojën për t’i rënë në sy. Ishte shumë e sjellshme dhe shumë e njerëzishme, por të qenët se nuk tërhiqet nga gjërat është shkalla më e lartë e respektit, dinjitetit dhe vetëdijes së saj. Mendoj se ishte e jashtëzakonshme. Nuk ishte dikush që të mund t’i lije mbresa.

Pyetje: Nga katër pyetjet që ju bëra më herët , u përgjigjët për tre prej tyre, por jo për njërën. Sapo përshkruat disa nga cilësitë e Angela Merkelit, mendoni se të njëjtat cilësi do të vlenin edhe për kryeministrin tonë të sapo larguar nga detyra?

Edi Rama: Ju po përpiqeni të më çoni në rrugën e gabuar. Pak më parë po më flisje për pikturat. Është një pikturë tjetër e famshme, ku përshkruhet një vajzë e re mbi kalë dhe Alistair tani po më shtyn që unë të jem në rolin e asaj zonjës së re, pasi i tregon kryeministrit të gjorë shqiptar se sa “i tmerrshëm ishte kryeministri Boris Johnson”. Por, unë nuk do të bie në atë kurth.

Pyetje: Por, megjithatë, sërish nuk do të përdorje asnjë prej cilësive me të cilat përshkruajte Angela Merkelin, se përndryshe me siguri s’do të kishe hezituar ta bëje? Na fol pak lidhur me udhëheqësit e rinj francezë krahasuar me liderët e rinj gjermanë. Si mendon se janë krahasuar me liderët gjermanë lidhur me punën e tyre në dekadën e fundit?

Edi Rama: Mendoj që Emmanuel Macron ka një problem tjetër. Njerëzit, veçanërisht në Francë, vërtet s’e kanë idenë se kush është ai në të vërtetë dhe është për të ardhur keq që ai nuk mund ta demonstrojë, sa herë është në publik, se sa interesant është, sa njerëzor është, sa shumë i respekton ai njerëzit dhe sa kureshtar është të dëgjojë të tjerët. Është vërtet e jashtëzakonshme që presidenti i Francës, krejt papritur të shkruan një mezazh, përmes të cilit të pyet: “Si i shikon gjërat? Më trego pak për këtë”? Kjo do të thotë se ai është dikush absolutisht, në fakt  shumë ndryshe, edhe pse jo absolutisht ndryshe nga ajo që mendojnë francezët, sipas të cilëve ai është njeri arrogant, i cili nuk do t’ia dijë për njerëzit dhe që s’do të t’ia dijë për askënd, veç të pasurve. Kjo s’është aspak e vërtetë. Ai është njeri me vizion, me ambicie. Megjithatë, nuk e kuptoj çfarë mungon te ai, që nuk arrin të krijojë lidhjen e duhur me njerëzit. /albeu.com

 

Shtuar 23.09.2022 20:58