Blendi Fevziu ka treguar një nga mundësitë e vijimit të situatës në aeroportin e Rinasit. Teksa fliste emisionin e drejtuar prej vetë atij ‘Opinion’, dhe kishte në lidhje me ministren Belinda Balluku, Fevziu tha se kishte marrë një mesazh.
Gazetari shtoi se në mesazh i shkruanin se menaxhimi i hapësirës ajrore mund t’i kalojë një vendi fqinj.
“Më shkruanin një mesazh ku më thonin se menaxhimi i trafikut ajror të Shqipërisë. Që do të thotë, mund ta marrë në dorëzim Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo një vend tjetër,”– tha Fevziu.