Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të shkojë nesër në Kiev. Sipas Reuters, ajo do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Meloni së fundmi deklaroi në një intervistë se dëshiron të takojë Zelenski së shpejti për të shprehur mbështetjen e saj.
“Së shpejti do të takoj presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për t’i thënë se Italia është në anën e tij. për të ardhmen dhe rindërtimin. Ne nuk po e ndalim kontributin tonë, me synimin për të arritur fundin e luftës”, tha ajo. /albeu.com