Mediat kosovare raportuan së fundmi një sherr mes Melinda Ademit dhe Nora Istrefit. Sipas tyre, dyshja ishin zënë në palestër fillimisht me fjalë e më pas me konfrontim fizik.
Mirëpo, menaxheri i Melindës, Granit Muxheri i ka hedhur poshtë këto lajme. I kontaktuar nga “Lajmi. net”, ai i ka mohuar duke thënë se nuk ka ndodhur asnjë përplasje mes vajzave.
“Jo nuk është e vërtetë që ka ndodhur një përplasje e tillë. Kështu patën thënë edhe për Dafinën, e Butrintin pa pasur asgjë me ata. Po bëjnë kështu gjëra e po krijojnë histori vetë’’, ka thënë ai.