Melinda Ademi publikon imazhe në momentet më të ëmbla me të dashurin e saj

Melinda Ademi, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, duket se po kalon një nga periudhat më të lumtura të jetës së saj personale.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi mjaft të ëmbla, ku shihet duke shkëmbyer puthje me të dashurin e saj.

Në imazhet e publikuara, Melinda dhe i dashuri i saj shfaqen të qeshur dhe të përqafuar, duke shijuar një mbrëmjen romantike në zemër të New York-ut, qytetit që nuk fle kurrë.

Çifti është parë duke kaluar kohë cilësore bashkë, larg skenës dhe zhurmës së jetës artistike, duke treguar se dashuria mund të lulëzojë edhe në mes të një metropoli të zhurmshëm.

Lidhja e tyre u konfirmua vetëm kohët e fundit, megjithatë, artistja përpiqet ende ta mbajë raportin e saj larg syrit të publikut dhe medias, duke ruajtur një ekuilibër mes famës dhe privatësisë.


Shtuar 26.06.2025 17:44