Capelo: Zidane iu merr maksimumin të gjithëve, lider i lindur

Real Madrid ka mbërritur në gjysmëfinalen e Champions për të tetën herë nga 10 të fundit. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Zinedin Zidan u mjaftua me një barazim 0-0 ndaj Liverpooli, teksa kishte fituar në sfidën e parë 3-1.

Vlerësime të shumtë ka marrë tekniku francez duke qenë se ekipi kishte mungesa të shumta. Një nga ata që ka folur me elozhe për Zidane, ka qenë Fabio Capelo, i cili shprehet se ai di t’iu marrë maksimumin të gjithëve.

“Zidan i ka transformuar të rinjtë, me këtë përulësi dhe pa publik, duhet të jenë të vëmendshëm ndaj këtij Real Madridi. Zidane tregon edhe njëherë se është një trajner i aftë të marrë maksimumin nga futbollistët e tij. Këtë rol, të liderit, ai e ka të lindur. Reali është një miks kualitetesh dhe të mendosh se i mungojnë shumë futbollistë”, u shpreh Capelo.


Shtuar 15.04.2021 12:46

Tags: ,