Megaoperacioni “Tempulli”, gjykata jep vendimin për 61 të arrestuarit e tjerë në Tiranë

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin e saj në lidhje me 61 të arrestuarit e tjerë gjatë operacionit “Tempulli”.

Ata janë lënë në burg, ndërs mësohet se masa e sigurisë ka ndryshuar vetëm për tri vajza që janë arrestuar duke kaluar nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje. Një i moshar 71 vjeçar  është lënë në arrest shtëpie.

Kujtojmë se në total, në të gjithë vendin u lëshuan 296 masa arresti, nga të cilat 112 vetëm në Tiranë.

Policia në kryeqytet ekzekutoi 90 prej tyre ndërsa të tjerët në kërkim.

Një ditë më parë, Gjykata Penale la në fuqi masat e sigurimit ‘arrest me burg’ për 29 personat e parë që u arrestuan në kuadër të operacionit antidrogë ‘Tempulli’.


Shtuar 16.09.2023 15:08