Një megaoperacion i madh policor po zhvillohet në qytetin e Elbasanit.
Dhjetëra efektivë RENEA dhe polici janë përfshirë në operacion.
Nga burime jozyrtare bëhet me dije se në fokus të operacionit janë trafikantët e drogës dhe grupet kriminale.
Deri tani janë arrestuar disa persona, por nuk dihen më tepër detaje.
Operacioni ka nisur gjatë natës. Aktualisht janë firmosur 50 urdhër-arreste ndërsa nga policia nuk ka akoma një njoftim zyrtar.
Janë sekuestruar materiale dhe sasi droge të ndaluarve. Me finalizimin e këtij operacioni i jepet goditje e fuqishme një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes se drogave me shtrirje në Europë dhe jashtë kontinentit.
Mes të tjerash raportohet se të arrestuarit gjatë këtij megaoperacion janë të grupmoshës 18-35 vjeç
/Albeu.com.