Policia e Shtetit ka zhvilluar një megaoperacion të shtrirë në të gjithë vendin, pas hetimeve disamujore, për arrestimin e personave që shpërndajnë lëndë narkotike.
Burime thonë se është sekuestruar kokainë, peshimi i të cilës nuk është bërë akoma për shkak të vijimësisë së operacionit. Ndërkohë gjatë tij është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë, një lloj droge xhelatinoze.
Në rang vendi, janë arrestuar rreth 200 persona, në Tiranë rreth 70, ndërsa operacioni vijon.
Në Vlorë mësohet se janë 50 të shoqëruar gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.
Aksioni gjatë natës është zhvilluar nga policia e Vlorës, ndihmuar nga FNSH dhe strukturat e tjera policore. Ndërkohë një person tjetër është arrestuar në Himarë me kokainë në banesë.
Janë kapur edhe sasi lëndë narkotike, canabis, kokainë dhe armë zjarri.
Në Durrës janë arrestuar 20 persona, ndërsa në Korçë 18.
Operacioni është shtrirë dhe në Elbasan, ku bëhet me dije se janë arrestuar 7 në persona dhe 5 janë shpallur në kërkim.
Mes të arrestuarve edhe një polic. Efektivi Saimir Hysa është vënë në pranga nën akuzë për shpërdorim detyre e përkrahje e autorit të krimit.
Në pranga Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Saimir Rexhepi e Stiven Faqolli. Arrestimet në Elbasan, të ndaluarit nën akuzë për drogë, armë pa leje e trafik veprash arit./albeu.com