Megaoperacioni me 228 të arrestuar nga Europol, pjesë edhe Shqipëria

Në megaoperacionin  e Europol kundër grupeve kriminale ku janë arrestuar 228 persona bën pjesë edhe Shqipëria.

Operacioni “Trivium XIV”, i cili u zhvillua nga 13 prilli deri në 16 prill 2021, vlerësoi se grupe kriminale nga 17 vende janë duke përdorur infrastrukturën rrugore të BE-së.

Autoritetet e zbatimit ligjor nga 17 vende  shënjestruan grupet lëvizëse të krimit të organizuar aktiv në të gjithë Evropën.

Operacioni u koordinua nga Holanda me mbështetjen e Europol dhe pjesë e tij ishte dhe Shqipëria.

Aksionet e koordinuara çuan në:

-228 arrestime

-70.000 individë të kontrolluar

-67.000 automjete të kontrolluara

-Sekuestrime duke përfshirë 53 automjete, mallra të vjedhur, substanca të paligjshme dhe shuma të mëdha parash

Objektivi i operacionit Trivium të këtij viti ishte gjetja e të dënuarve për krimin të organizuar kundër pronës, të cilët ishin në arrati. Hetimet gjatë operacionit identifikuan vendndodhjet e një numri të këtyre individëve.

Gjatë operacionit, autoritetet gjermane kontrolluan një individ të dyshuar nga autoritetet daneze për disa vjedhje të pajisjeve GPS nga makineritë bujqësore. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, oficeri gjerman zbuloi 30 njësi GPS nga makinat bujqësore, afërsisht 100 kg ar, argjend dhe fildishtë, gati 50 telefona celularë të rinj të nivelit të lartë dhe 20 laptopë. I dyshuari do të ekstradohet në Danimarkë nën urdhër-arrestin evropian.

Një kontroll nga autoritetet belge të një automjeti në një parkim në autostradë çoi në zbulimin dhe kapjen e 380 kg bakri të fshehur në pyjet aty pranë.

Operacioni Trivium, i filluar në 2013, synon rrjetet kriminale që përdorin infrastrukturën rrugore të BE-së për të kryer kontrolle të ndryshme policore ndërkufitare. Veprimet e përbashkëta goditën grupet kriminale që përpiqen të qëndrojnë nën radarin e autoriteteve të zbatimit të ligjit duke qenë të lëvizshëm dhe duke ndryshuar mënyrën e tyre të funksionimit. Këto aktivitete rrisin sigurinë në rrugë dhe kontribuojnë në rritjen e besimit dhe ndjenjës së sigurisë në komunitetet lokale.

Vendet pjesëmarrëse:

-Shtetet Anëtare të BE-së: Austria, Belgjika, Qiproja, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Lituania, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia.

– Vendet jashtë BE-së: Shqipëria


Shtuar 21.04.2021 13:40