Gazetari i kronikës Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin Review në Euronews Albaniam e cilësoi operacionin e SPAK si një goditje ndaj “kryeministrisë së krimit” në Shqipëri.
Dervishi tha se operacioni ishte shumë i mirë për sa i përket stekës së ngritur.
Ai nënvizoi se SPAK-u ka shkuar në majë të Piramidës, pasi u godit selia kryesore e krimit në Shqipëri, e cila ishte e vendosur në Shijak dhe ku u sekuestruan milionat e eurove.
“Është operacioni më i mirë, jo sa i përket rezultatit, por stekës së ngritur, Në Shqipëri unë si gazetar e kam ndarë pushtetin në dy, kemi kryeministra politik dhe kryeministra krimi. Pra kohë pas kohe në Shqipëri janë shfaqur dhe kryeministrat e krimit, të fortët e krimit. Dikur prej tyre e ka pasur kryeministrinë te Liqeni Artificial, tek pylli, dikush e ka patur në burg selinë dhe dikush te ETC-ja, sipas fuqizimit dhe rënies të njërit apo tjetrit, përfundimit të një epoke.
Aktualisht selia e krimit ishte ajo godina në Shijak që gjeti policia 5 milionë euro. Pra që vajti SPAK-u. Është goditur kryeministria e krimit, SPAK-u ka shkuar në majë të piramidës. Kur askush nuk e priste, kur dëgjonim llafe që ata marrin njerëz nga rruga dhe i emërojnë në krye të komisariateve, nga ajo kryeministri vinin. U godit kryeministria e krimit, këtë faktori politik nuk do ta pranojë pasi nuk është me SPAK-un është kundër SPAK-ut”, tha Dervishi.