Media britanike “Rest Less”: Shqipëria kryeson mes vendeve evropiane më të larmishme për t’u zbuluar

Udhëtimi mund të jetë i shtrenjtë, por nëse zgjidhni destinacionin tuaj me kujdes, mund të jetë më i përballueshëm nga sa mund të mendoni, shkruan Selene Nelson në një artikull të botuar në të përditshmen britanike ‘Restless”.

Ka shumë vende të mrekullueshme me kosto efektive për t’u eksploruar, shumë prej të cilave janë pikërisht në Evropë.

Si një nga kontinentet më të larmishme nga gjuha te gjeografia te kultura, kënaqësitë dhe hijeshitë e Evropës janë të famshme në mbarë botën.

Nuk është çudi që Evropa përbën më shumë se gjysmën e të gjithë turizmit ndërkombëtar!

Ndërsa vende si Franca, Spanja dhe Italia janë disa nga destinacionet më të njohura për t’u vizituar, ato nuk janë aspak më të lirat.

Por, ju mund të shijoni pushime po aq magjike në vende të tjera evropiane, me kosto më efektive.

Nga plazhet e pacenuara me rërë të Shqiperisë te malet e thyer dhe liqenet e shndritshme të Sllovenisë, për të mos përmendur qytetet dhe qytezat e shumta të bukura në të gjithë Evropën Lindore, ky kontinent është i mbushur me vende të bukura që presin të eksplorohen me një buxhet të përballueshëm.

“Restless” e ka renditur Shqiperinë mes 12 vendeve më të lira për t’u vizituar në Evropë.

Shqipëria

E izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit përgjatë shekullit XX, Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga sekretet e ruajtura më së miri të Evropës.

Sot dyert e saj janë të hapura dhe shumë shpejt vendi do të mbipopullohet nga turistët dhe bukuritë e Shqipërisë do të bëhen më të njohura. Përpara se Shqipëria të preket nga turmat masive, zbuloni këtë vend jashtëzakonisht të larmishëm dhe një nga enigmat më të mëdha të kontinentit.

Vija bregdetare gjarpëruese, e quajtur Riviera Shqiptare është e mbushur me plazhe ëndërrimtare me ujëra në ngjyrë blu të thellë dhe vendpushime magjepsëse, si Dhërmiu dhe Ksamili.

Akomodimi, ushqimi dhe udhëtimi janë mjaft të lira.

Në brendësi të vendit, do të gjeni male të larta, qytete kala, kështjella të rrënuara dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake.

Nëse jeni një adhurues i historisë, aventurave apo i apasionuar pas plazhit, Shqipëria ofron gjithçka për të gjithë.

Kryeqyteti i gjallë, Tirana, është një vend i shkëlqyer për të eksploruar pjesën tjetër të Shqipërisë dhe është një nga qytetet më të përballueshme në Evropë.

Për t’ju frymëzuar, ne ju rekomandojmë 12 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë:

1. Shqipëria
2. Rumania
3. Republika Çeke
4. Mali i Zi
5. Hungaria
6. Portugalia
7. Polonia
8. Sllovakia
9. Bosnjë-Hercegovinë
10. Slloveni
11. Estonia
12. Bullgaria


Shtuar 7.10.2024 07:59