Yuri Kim është rikthyer në Shqipëri, po këtë herë jo si ambasadorja amerikane, por si zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit, për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në DASH.
Siç shihet edhe nga fotot, Kim ka shoqëruar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Kim është takuar me delegacionin shqiptar dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani.
Kujtojmë se Yuri Kim, u largua në qershor 2023 nga posti i ambasadores amerikane në Shqipëri.
Ajo u përfol shpesh si e vetmja ambasadore amerikane në vend që shfaqi haptazi qëndrimin e saj pro-qeveritar, duke mbështetur qeverinë Rama.
Kim në kohën e qëndrimit në Shqipëri, ka hedhur akuza ndaj opozitës, kryesisht kryedemokratit Sali Berisha.