Yuri Kim për Shqipërinë: Para 30 vitesh ishte si Koreja e Veriut e Europës

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka mbajtur fjalën e  saj  në pritjen e bërë nga Ministria e Jashtme në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënies SHBA-Shqipëri.

Ndër të tjera ajo ka kujtuar se para 30 vitesh, Shqipëria ishte si Koreja e Veriut e Europës.

“Sot shënojmë një moment shumë të rëndësishëm, 30 vjetorin e rivendosjes së lidhjes me SHBA dhe BE-së. Do kemi një sërë aktivitetesh për të festuar këtë përvjetor. Ky vend dikur njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot jeni shndërruar në një aleate të palëkundur të SHBA, 30 vjet më parë populli shqiptar u çlirua nga zinxhiri i diktaturës dhe SHBA kapën me krenari dorën shqiptare që ishte zgjatur drejt saj lirisht.

Është një kënaqësi të shihja ekspozitën parë se si i vendosëm marrëdhëniet demokratike dhe kemi qenë kaq të kënaqur që mirëpritëm Shqipërinë dhe presim ditën kur ju të integroheni në BE-së. Jemi duke transformuar pranin e USAID në atë që është përcaktuar më shumë nga partneriteti. SHBA i ka ofruar Shqipërisë 1.1 mld dollarë ndihma që e kemi përdorur për sfida të ndryshme, si pjesë e këtij kontributi kemi mbështetur reforma të rëndësishme dhe do vijojmë ta bëjmë këtë. Sot Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE dhe ne jemi krenar që t’ju mbështesin. Shqipëria ka bërë përparësi të reformave, s’ka qenë e lehtë, por ju keni bërë punën e madhe. Presim me kënaqësi që t’ju mbështesin, angazhimi ynë mishërohet në aleancën e NATO-S. /albeu.com/

 

Shtuar 16.03.2021 11:03