Më thuaj shenjën e horoskopit të të them sa joshëse je

Nëse femrat akrep janë misterioze kur joshin një mashkull, bricjapet nga ana e tyre janë shumë më shprehëse. Po ju çfarë lloj joshëse jeni? Zbulojeni në bazë të shenjës tuaj të horoskopit.

Dashi

Nëse jeni femra të shenjës së dashit, ju e shihni joshjen si një sfidë. Ju e dini mirë çfarë doni dhe nuk humbisni asnjë sekondë për ta bërë për vete atë që pëlqeni. Nga ana tjetër nuk jeni të duruara, por ama e adhuroni kur dikush mundohet t’iu rezistojë.

Demi

Familja është shumë e rëndësishme për ju prandaj bëni të pamundurën për të gjetur një partner që të jetë edhe gjysma juaj, por edhe babai i fëmijëve tuaj. Nuk jeni shumë joshëse, por kur keni mjaftueshëm besim se ai është i duhuri tregoheni më sensuale se kushdo.

Binjakët

Ju femrat binjake jeni shumë sociale, kështu që bashkëbisedimi me të huaj nuk ju tremb aspak. Kur bëhet fjala për të joshur ju përdorni gjithmonë fjalët dhe gjeni tema interesante për të folur. Pikërisht ky komunikim ju bën edhe më tërheqëse.

Gaforrja

Të ndjeshme dhe të turpshme, ju gaforret jeni më romantikët e zodiakut. Nuk jeni nga ato që hidhni hapin e parë dhe prisni që meshkujt ta bëjnë këtë gjë. Gjithmonë keni nevojë të siguroheni para se ta hapni zemrën.

Luani

Ju femrat e shenjës së luanit jeni nga ato që doni të bëni për vete meshkujt e paarritshëm. Ju pëlqejnë ata me karakter dhe pranë të cilëve do ndiheni krenare. Për t’i joshur ju bëni çdo gjë që të bini në sy.

Virgjëresha

Me një natyrë të mençur dhe diskrete, ju virgjëreshat nuk jeni nga ato që joshni shumë. Nuk e hidhni dot asnjëherë hapin e parë dhe ju duhet shumë kohë për t’i besuar dikujt. Duke mos dashur lidhje të qëndrueshme dhe afatgjata ju nuk preferoni të humbni kohë me gjëra pa rëndësi.

Peshorja

Ju peshoret jeni ndër më joshëset e zodiakut. E njihni mirë këtë art, por para se të guxoni analizoni gjithçka me kujdes. Kur hyni në veprim ju përdorni sharmin tuaj magjik.

Akrepi

Ju femrat e shenjës së akrepit jeni magnetike dhe i shpërqendroni të gjithë. Juve ju pëlqen të përdorni misterin për të intriguar prenë dhe nëse ja dilni luani lojën ‘macja dhe miu”.

Shigjetari

falë dëshirës së madhe për të jetuar dhe shpirtit të hapur ju femrat shigjetare nuk e keni aspak të vështirë të njiheni me shumë persona. Nuk hezitoni as të hidhni hapat e para kur dikush ua mbush mendjen. Sensi jua i humorit dhe pamja ju bëjnë edhe më joshëse dhe ju ndihmojnë të arrini qëllimet.

Bricjapi

Ju femrat e shenjës së bricjapit nuk jeni shumë spontane dhe preferoni të qëndroni mënjanë nëse nuk i njihni persona rreth jush. Joshja nuk është pika juaj e fortë. Ju jeni më të interesuara për inteligjencën e dikujt sesa për pamjen dhe për ta njohur me mirë atë ju duhet kohë për të vendosur.

Ujori

Thuhet shpesh se ju ujoret nuk jeni gjithë të tjerat. Temperamenti juaj anon më shumë nga antikonformizmi, por është pikërisht kjo forca juaj më ë madhe. Për të joshur ju tregoheni ashtu si jeni dhe kërkoni një mashkull që t’iu çmojë për origjinalitetin.

Peshqit

Ju femrat e shenjës së peshqve ëndërroni princin e kaltër. Ndonjëherë jeni naive, por ndjeshmëria dhe idealizmi ju bëjnë interesante. Në përgjithësi ju duhet kohë për t;u afruar me dikë dhe për t’i besuar. Me pak fjalë nuk jeni ndër më joshëset e zodiakut.


Shtuar 22.10.2022 23:14