“Më të Mirët 2022”, Orges Shehi shpallet “Trajneri i Vitit”, Megi Doci rrëmben “Këpucën e Artë”

Që prej orës 19:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit po zhvillohet ceremonia “Më të Mirët 2022” e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të nderuar lojtarët dhe trajnerët që kanë spikatur gjatë vitit 2022, në futbollin shqiptar.

Deri më tani janë shpërndarë disa çmime ku ndër më të spikaturit është çmimi “Trajneri i Vitit”, ku fitues u shpall tekniku i “bardhebluve”, Orges Shehi. Çmimin teknikut ja dorëzoi vetë trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ndërsa Shehi tha dhe disa fjalë falenderuese për “mentorët e tij”.

Të lidhura

None found

“Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar për dy arsye, e para sepse isha midis dy trajnerëve të mi (Duros dhe Josës). Iu thërras akoma profesor. Këtë çmim individual do të doja ta ndaja me stafin e mijë”,- u shpreh Shehi.

Një çmim tjetër që është dorëzuar është dhe “Këpuca e Artë”, në kategorinë e femrave, ku fituese u shpall “magjikja” Megi Doçi, e cila ka shkëlqyer me performancat e saja me Vllazninë, ku arritën që të kualifikoheshin për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, në Uefa Womens Champions League.

Gjatë ceremonisë është shpallur dhe “Formacioni i Vitit”, ku në portë është vendosur Bekaj. Në mbrojtje Gurishta, Bitri, Najdovski dhe Hakaj. Në mesfushën e përbërë nga 4 janë përzgjedhur Rrapaj, Matondo dhe Mazrekaj, ndërsa “tridenti” i sulmit mbushet me Seferin, Xhixhën dhe Skukën. /albeu.com


Shtuar më 27.01.2023 20:52

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş