Më shumë qytetarët ankohen për policinë e rendit

Kërkes-ankesat më të shumta nga qytetarët i drejtohen policisë së rendit.

Patrullat e përgjithshme kryejnë më shumë shkelje sipas qytetarëve të cilët kryejnë ankesa pranë shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat. Vetëm në muajin Janar janë depozituar 84 ankesa për të sektor, për mosveprime, për veprime arbitrare apo shpërdorim detyre.

Kjo periudhë përkon dhe me protestën e 8 Janarit ku pati dhe shoqërime të shumta nga ky sektor. Pas tyre, ankesat janë për policinë rrugore me 42 ankesa kryesisht për gjobëvënie të padrejtë dhe selektive, moskryerje veprimesh në rast aksidentesh dhe të hetimit të krimeve me 34 të tilla.

Në muajin e parë të vitit janë kryer 17 referime në prokurori për 21 punonjës të Policisë së Shtetit dhe një të Gardës së Republikës. 4 punonjës policie dhe të gardës u arrestuan me vendim gjykate, si dhe 13 persona të tjerë, ndërsa dy efektivë të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë pranë SHÇBA-së janë kryer 381 telefonata lidhur me punën e policisë, gardës dhe zjarrfikësve./albeu.com/


Shtuar 3.02.2022 16:39