Telefonat celularë janë bërë diçka pa të cilën ne nuk mund t’i imagjinojmë më aktivitetet tona të përditshme dhe megjithëse shumica e njerëzve mendojnë se është thjesht një pajisje, mund të thotë shumë për marrëdhënien tuaj me partnerin.
Për shembull, sa shpesh telefononi njëri-tjetrin ose dërgoni mesazhe, dhe nga ana tjetër, edhe fotot me të dashurin tuaj që keni në telefon, por edhe faktin që ju (nuk) e fshihni telefonin nga ai apo ajo.
1. Sa shpesh i telefononi ose i shkruani partnerit tuaj?
Edhe pse jetojmë në kohë të “çmendura”, çiftet më të qëndrueshme gjejnë gjithmonë kohë për të komunikuar, qoftë duke telefonuar apo duke dërguar mesazhe, vetëm për t’i kujtuar vetes lidhjen. Nga ana tjetër, nëse nuk e keni ndjerë nevojën të dëgjoni partnerin gjatë gjithë ditës, është e qartë se ka një problem diku.
2. E fshihni celularin nga partneri?
Nëse e keni kapur veten duke e mbajtur celularin larg partnerit tuaj, ndoshta kjo është për shkak se jeni duke fshehur diçka. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është palë e tretë, por mund të tregojë edhe mungesë besimi, që mund të mos jetë një problem i madh si mashtrimi, por gjithsesi është një problem që duhet ta zgjidhni urgjentisht. Të gjitha marrëdhëniet e forta bazohen në ndershmëri dhe besim, dhe më pas vjen gjithçka tjetër.
3. Sa foto me partnerin keni në telefon?
Disa njerëz shmangin fare mbajtjen e fotografive private në celularin e tyre, dhe kjo është në rregull. Megjithatë, nëse ajo ose ai ka shumë foto në telefon me miqtë dhe të dashurit e tjerë, por asnjëra bashkë, diçka nuk po funksionon siç duhet. Ndoshta ju jeni larguar, dhe ju duhet vetëm një bisedë për të zgjidhur problemin.