Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, makina inteligjente ka konstatuar 195 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 126 deri në 150 km/h në kulmin e trafikut të automjeteve dhe të prezencës së lagështirës në rrugë, shpejtësi që ishin rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Nga verifikimet ka rezultuar se:
45 prej tyre janë konstatuar në shkelje të trefishtë, shpejtësi, përdorim të celularit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit;
18 të tjerë për shpejtësi, për të cilët është vendosur edhe sanksioni plotësues pezullim i lejes së drejtimit, pasi shpejtësitë varionin nga 129 km/h deri në 150 km/h;
39 drejtues janë konstatuar me shpejtësi dhe pa vendosur rripin e sigurimit./albeu.com