Ditën e djeshme moderatorja shumë e dashur e ekranit shqiptar, Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë dhe është bekuar me 2 vajza, binjake. Sofi dhe Nikol i ka quajtur moderatorja vogëlushet e saj.
Vetëm pak minuta më parë Eni ka ndarë një foto të ëmbël në rrjetet sociale, ku shihet dora e saj, e teksa dy të voglat e kanë kapur tek gishtat.
Takimin e parë me vajzat moderatorja e ka quajtur “magji”.
“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol me risollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin” shkruan Eni në postimin e saj, duke zbuluar se vajzat e saj do të quhen Sofi dhe Nikol.
View this post on Instagram