Me qetësi, numëruesit partiakë bëjnë “pazare” për të plotësuar votat (VIDEO)

Një natë më parë qarkulluan pamjet e një sherri fizik masiv mes vëzhguesve, në shkollën “1 Maji” në zonën e Ali Demit, ku po numëroheshin votat e 25 Prillit.

Por kjo ka qenë e panevojshme në Pukë, kur gjithçka është zgjidhur në paqe e konsensus. Video që transmetoi emisioni “Stop” këtë të martë tregoi se “pazaret” kanë vijuar edhe gjatë procesit të numërimit.

Në Pukë, drejtori i spitalit, Enver Sulejmani, drejtori i ujësjellësit, Petrit Deda të dy të Partisë Socialiste dhe Ndue Suma nga Partia Demokratike, në cilësinë e numëruesve të votave kanë ranë dakord, që anëtari demokrat të plotësojë edhe me kandidat, fletët, që janë votuar vetëm për partinë.

Çdo fletë votimi, që del për PD-në dhe e ka bosh vendin e kandidatit, shënjohet nga Ndue Suma.


Shtuar 27.04.2021 23:08