Shkodra i beson kandidatëve të rinj, ky është numri i votave për “veteranët” (FOTO LAJM)

Në qarkun e Shkodrës ka përfunduar numërimi i votave edhe për kandidatët e tre partive politike, PS, PD dhe LSI.

Në koalicionin PD-AN votat më të shumta në këtë qark i ka marrë kandidati Lodovik Hasani, i cili ka mundur të sigurojë 3321 vota, ndiqet më pas nga Bardh Spahia me 2853 vota dhe i treti renditet Helidon Bushati me 2282 vota.

Ajo që bie në sy është fakti se në Partinë Socialiste më shumë vota ka mundur të marrë kandidati Benet Beci plot 3237 vota, ndërsa ndiqet nga Paulin Sterkaj me 2244 vota, si dhe Ilir Beqaj me 1308.

LSI në Shkodër ku mundi të siguronte edhe një deputet, votat më të shumta i ka marrë kandidati Agron Çela me 956 vota. Ai ndiqet nga Edmond Ndou me 557 vota dhe Brojaj me 228 vota.

Fituese në qarkun e Shkodrës doli Partia Demokratike, e cila mundi të sigurojë 5 deputet, PS siguroi 3 deputetë, PSD 2 deputetë dhe LSI 1 deputet


Shtuar 27.04.2021 23:19