Gjithçka e hapur në ndeshjen e kthimit, Reali dhe Chelsea ndahen në paqe (VIDEO)

Pa fitues është mbyllur ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet Real Madridit dhe Chelseat, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Përballja e zhvilluar të martën në stadiumin “Alfredo Di Stefano” në Madrid, ka përfunduar me rezultat 1:1.

Ky barazim mund të cilësohet si rezultat pozitiv për ekipi anglez.

Chelsea kaloi i pari në epërsi në minutën e 14-të me golin e Christian Pulishiqit, i cili realizoi gol të bukur pas veprimeve fantastike në zonë.

Rezultatin në 1:1 e barazoi Karim Benzema në minutën e 29-të. Edhe francezi shënoi goli të bukur pas asistimit të Militaos. Ky ishte edhe goli i fundit në këtë ndeshje, pasi në pjesën e dytë nuk pati ndryshim rezultati, pavarësisht shumë rasteve shënimi, sidomos të madrilenëve.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet me 5 maj në “Stamford Bridge” të Londrës, ku edhe do të përcaktohet skuadra që do të kalojë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Finalja do të luhet me 29 maj në “Ataturk” të Stambollit.


Shtuar 27.04.2021 23:02

Tags: , ,