Pas përfundimit të procesit zgjedhor, KQZ ka njoftuar se në votime kanë marrë pjesë 47.94% e qytetarëve që kanë të drejtë për të votuar.
Të dhënat paraprake vijnë nga 642 qendra votimi, kur në total janë 5199 të tilla në të gjithë vendin. Në këto 642, kanë votuar 225.372 qytetarë nga 470.122 të regjistruar.
Sërish Tirana dhe Dibra rezultojnë dy qarqet me pjesëmarrjen më të lartë në votime, Tirana me 53.32% dhe Dibra me 52.95%.
Berat – 43.4 %,
Durrës – 43.34 %,
Elbasan – 49.44 %
Fier – 44.99 %
Gjirokastër – 42.92 %
Korçë – 43.43 %
Kukës – 48.47 %
Lezhë – 44.5 %
Shkodër – 41.8 %
Vlorë – 34.05 %