“Më merrni në shtëpi, nuk ka kuptim të rri”, zbulohet telefonata e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi është dështimi i Igli Tares në merkaton e verës. Sulmuesi shqiptar erdhi me shumë bujë te Lacio pas golave të shënuara me Fenerbacen atje ku ishte protagonisti kryesor.

Drejtori sportiv shqiptar i ekipit italian nuk e mendoi dy herë për t’i besuar Muriqit. E teksa në Itali prisnin shpërthimin e njeriut që u krahasua edhe me Zlatan Ibrahimovic, statistikat janë për të vendosur duart në kokë.

Vetëm një gol i realizuar me Lacion në Serinë A është shumë pak për të mbajtur Muriqin në këtë nivel. Për këtë arsye sulmuesi shqiptar ka telefonuar drejtorin sportiv të Fenerbaces duke i kërkuar që ta rikthejë sërish në Stamboll. “Nuk gjeta ambientin që prisja. Nuk ka kuptim që të rri prapë këtu dhe të pres më gjatë. Nëse doni më sillni në shtëpi, unë jam gati”, ishin fjalët e Muriqit që janë zbuluar nga mediat turke. /Sport Ekspres/


Shtuar 3.05.2021 17:21