Me këtë truk do të digjni më shumë kalori kur ecni

Ecja është një ushtrim i vërtetë aerobik me përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Hipokrati, themeluesi i mjekësisë moderne, ishte i pari që zbuloi se “ecja është ilaçi më i mire”. Sot, dekada më vonë, thëniet e tij bëhen më të rëndësishme se kurrë.

Nëse mendoni se metabolizmi juaj është bllokuar dhe nuk mund të digjni kalori ecja pas një vakti mund ta aktivizojë atë, duke shndërruar shumicën e kalorive që sapo keni ngrënë në nxehtësi. Në këtë mënyrë, trupi juaj do t’i djegë ato shumë më lehtë dhe me efikasitet.

Në fakt, një ndryshim i vetëm i thjeshtë mund t’ju ndihmojë të humbni deri në 20% më shumë kalori.

Pra, sipas ekspertëve, zhvendosja e shpejtësisë na ndihmon të djegim më shumë kalori dhe të konsumojmë më shumë energji.

Sipas studiuesve, kur ndalemi dhe fillojmë, kur thjesht ngremë pak peshë shtesë ndërsa ecim, kur ecim përpjetë dhe pastaj tatëpjetë dhe përgjithësisht kur bëjmë ndryshime në mënyrën se si ecim shtyjmë trupin më shumë dhe kjo nga ana tjetër djeg më shumë kalorive.

Kështu që herën tjetër kur të shkoni për një shëtitje, konsideroni të bëni një aktivitet shtesë për të djegur më shumë kalori./albeu.com

Shtuar 7.05.2021 02:05