Kuvendi njëzëri kundër Metës! Rrëzohen me shumicë votash 12 dekretet e Presidentit

Ndërkohë që u miratua Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, Kuvendi me shumicë votash, mbi 90 vota, ka rrëzuar 12 dekrete të Presidentit.

Dekretet kanë të bëjnë me ligjet e kthyera nga kreu i Shtetit duke nisur nga ligji për punonjësit e policisë së shtetit, ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, ai për organizimin e pushtetit gjyqësor, atë për kodin penal.

Gjithashtu, Parlamenti ka rrëzuar dekretin për gjykatat administrative, për funksionimin e Prokurorisë, atë të Kodit të Procedurës Penale dhe ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën e sotme u miratua edhe ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. /albeu.com/

 

Shtuar 7.05.2021 02:05