Me kërkesë të kunatit të Fatmir Xhafajt, SPAK kërkon t’i sekuestrojë 5 apartamente ish-Shefit të Operacionales, Oltion Bistri

Në seancën e kësaj të hëne në Gjykatë e Posaçme GJKKO është zhvilluar procesi ku SPAK kërkon t’i sekuestrojë 5 apartamente ndaj ish-Shefit të Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri.

Heqja e këtyre aseteve është kërkuar nga kompania “Arlis Ndërtim” me pronar Armand Lilo, i cili rezulton të jetë kunati i deputetit socialist Fatmir Xhafaj.

Lilo kërkon rimarrjen e pronave me argumentin se kontrata e blerjes me Bistrin ka qenë prishur përpara se ai të arrestohet.

“Arlis Ndërtim” pretendon se Bistri kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje kishte bërë edhe pagesën, por që pas disa kohësh pretendoi përfaqësuesi ligjor i kompanisë, kërkoi prishjen e kontratës pasi nuk donte t’i blinte apartamentet dhe kontrata ishte zgjidhur.

Gjyqtaria e çështjes Irena Gjoka ka shtyrë seancën me qëllim për t’i lënë kohë palës kërkuese të paraqesë disa vërtetime. Data 09.10.2024 është caktuar për zhvillimin e procesit të radhës.

SPAK ra në gjurmët e këtyre 5 apartamenteve të ndërtuara nga “Arlis Ndërtim” gjatë verifikimeve të pasurisë së Oltion Bistrit.

SPAK njoftoi se ka indicie dhe dyshime se pasuritë janë vënë në emër të tij dhe të familjarëve me burime të paligjshme.


Shtuar 1.10.2024 18:19