Kryeministri Edi Rama ka refuzuar që t’i përgjigjet pyetjes për ndërtimin e qeverisë nëse sërish del “fitues” nga zgjedhjet e 25 prillit.
I ftuar në emisionin “Me pak fjalë”, Rama u shpreh se pyetja për një aleat në krijimin e kabinetit ishte hipotetike pasi të gjitha forcat ishin kundër tij.a
“Është hipotezë joteorike. Ne jemi përballë një konglomerati për të hequr qafe Edi Ramën. Nuk ka forca të ndërmjetme, janë të gjitha që shkojnë në një drejtim por nuk ka. Nuk shoh unë,”-tha Rama.