‘Më gjeni dike të vijë në rresht!’. Lahutarja prezanton 11 instrumentat tradicionale, i bie të gjithave

Lumturije Nonaj është trashëgimtare e pasurisë artistike të familjes Nonaj, mbesa e të madhit Gjok Nonaj lahutarit të famshëm shqiptarë. Ajo është e vetmja grua në vend që ushtron lahutën, por ajo edhe këndon këngët e krahinës së malësisë, vallëzon etj. Lumturije ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku na njoh me këtë traditë qindra vjeçare.

“Në krahinë në Shqipëri, hala nuk kam një vajzë që të vijë në rresht me mua dhe t’i bjerë. Hala s’po e gjejë. Lahuta që unë kam është 2000 vjeçare, e trashëguar breza pas brezi. Ka breza që as unë nuk i njoh.”

Lumturije Nonaj nga Shkreli i Malësisë së Madhe jeton në fshat dhe përditshmërinë e kalon me punët e zakonshme të shtëpisë. Por kjo instrumentiste e 11 veglave të ndryshme zotëron me dhjetra çmime të para brenda dhe jashtë vendit, si dhe është dekoruar nga instancat përkatëse për kontributin në art.

Instrumentet që ajo ushtron janë: lahuta, çiftelia, sharkia, zymare, bylbyl, sistër, dajre, poç, rrul, brienit, etj. dhe i ka mësuar falë punës së dedikuar të babait dhe xhaxhait të saj të ndjerë.

“Për lahutë unë kam bërë disa thirrje. Lahutën dhe instrumente të tilla. Mua me takon një asistencë, sepse unë investoj vete për veten. Me lekët e mia shkoj kudo.” – tha Lumturija kur u pyet mbi reagimin e shtetit kundrejt artistëve të instrumenteve tradicional.

 


Shtuar 27.10.2021 18:39