Sytë xixa, emocionohet nga kënga e na bëri lëmsh! Lei Kraja e dashuruar?

Moderatorja e programeve sportive Lei Kraja këtë të mërkurë ishte në programin ‘Abc e Pasdite’s me Ermal Peçi ku tregoi për rrugëtimin në ekranin e ri të TVSH-së, raportet me kolegët dhe se si familjarët e shohin gjithë punën mediatike të bërë deri më tani nga ajo.  Kraja pohoi se prindërit janë mbështetësit më të mëdhenj të saj, jo vetëm në profesion por dhe në pjesën personale, madje në këtë të fundit nuk ndërhyjnë fare.

“Prinderit e mi në përgjithësi thonë “mos e çaj kokën ça thonë të tjerët, shiko punën tate. Kështu që portalet nuk i lexojnë fare”.

Gjatë bisedës me Ermalin ato u ndalën tek pjesa personale e Leit. Kjo e fundit tha se për 5 vite do të kishte dëshirë që të bëhej nënë, të kishte një biznes të sajin dhe një shtëpi tjetër në Europë.

“Sigurisht,çdo vajzë e mendon mëmësinë, jo vetëm unë. Bebat gjithmonë I kam patur qef, por kur ta kemi kismet. Pas 5 vitesh do kem një beb, do kem një biznes timin në fushën digital marketing, dhe do kem një shtëpi në Europë”.

Ajo rrëfeu se dashurinë e vërtetë e ka jetuar pas moshës 22 vjeçare. Ermali e pyet nëse dashuria e parë ishte  me aromë shqiptare, por Lei i shmanget duke i thënë “A ça je ti! Një gazetar i talentuar me ta marr me lesti (stil)”.

Ndërkohë në rubrikën “1 jetë, 5 këngë” Lei kishte zgjedhur të ndante me publikun një këngë shumë intime, “Quelqu’un m’a dit”. “Kjo kënga është shumë personale dhe shumë intime, që më kujton një marrëdhënie shumë të mirë”.

Ermali e ngacmon më tej duke thënë se “ Plako mbaje fort këtë gocën”, por Lei e ndërpret duke u shprehhur “ose mund të më ketë humbur, por nuk i dihet”. Ermali përsëri e ngacmon  duke i thënë “se nuk besoj se do ishe një budallaçkë e vogël për të sjellë një këngë që të kujton ish-in tënd”. Lei i përgjigjet : “Pse unë i respektoj gjithë ish-at e mi”.

Ajo u shpreh me tej se i duket nonsense që vajzat grinden për isha-t sepse kanë kaluar kohë dhe kanë ndarë momente intime me të, nëse gjërat nuk funksionojnë më nuk është e thënë të ketë armiqësi, thjesht nuk është më ajo marrëdhënia e dikurshme. Madje ajo shtoi se e takon ish-të dashurin e saj edhe në prezencë të partnerit të saj aktual.


Shtuar 27.10.2021 18:39