Monika Lubonja ka bërë së fundmi një postim prekës në rrjete sociale. Aktorja ka ndarë dy fotografi krah babit të ndjerë duke shprehur atë që ndjen dhe sa ka nevojë ta përqafojë.
“Sa mall kam për ty bab…Ehh sa më mungon,
Kur filloj të shkruaj për ty, më duket sikur ti më jep forcën më të madhe në këtë botë
Më mungon kaq shumë, bisedat dhe momentet e bukura që kalonim bashkë.
Ah babi im i shtrenjtë sa do doja të të kisha pranë e të flisnim si dikur , të tregoja për gjërat e mia, diku te bukura, diku dhe të rrezikshme, diku normale …me mungon zeri jot, kur më thoje :
-me ngadal Monika, mere më shtruar se ke akoma jetë të bukur para…
Por ti o babi se di sa jam lodhur në këtë tokë , e sa kam nevoj të të përqafoj e të puthja pafund ty.
Kur shkruaj për ty më duket sikur të shikoj dhe jemi pranë njëri -tjetrit, më flet shtruar, e në fund më thua
“ Mos harro zemren e bukur e buzëqeshjen tënde” .
Sot zgjodha këtë foto, se kjo flet shumë për ne të dy dhe kur nuk flasim bashkë e kuptonim kaq mirë njëri – tjetrin.
Kam mall per ty… E ndjej fort që shpirti jot i bukur është pranë meje e kudo ??”, ka shkruar Monika.