Me dy gishtat lart, babai i Stresit shkon te zyra e Bashës

Anëtarët e grupit të  Berishës i është drejtuar sot selisë së Partisë Demokratike për të kërkuar largimin e Lulzim Bashës. Mes tyre ka qenë dhe ish-truproja e Berishës, Sali Lusha.

Mësohet se Lusha ka qenë së bashku me Indrit Hoxhën, përfaqësues i demokratëve të degës 8.

Lusha është një nga mbështetësit më të flaktë të Berishës dhe gjithmonë i pranishëm në aktivitetet e tij. Sot teksa ka hyrë në selinë e PD, dera e jashtme e së cilës ka qenë e hapur Lusha ka përshëndetur me dy gishta. Kujtojmë se ai është dhe babai i reperit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, gjithashtu mbështetës i Berishës.


Shtuar 14.03.2022 11:37

Tags: ,